Pavilioni i Republikë së Kosovës
58th International Art Exhibition of La Biennale di Venezia

Kuratori

Deklarata e kuratorit Vincent Honore:

Në një kohë të pasigurisë politike, pas të vërtetës dhe pas krizave globale të migrimit, vepra e Alban Mujës Family Album na rikujton se në prapavijën qarkullimit të imazheve shtrihen tregimet personale. Si mund të ripërshtatet një fotografi që ka qenë e shpërndarë gjeresisht dhe nga ajo është krijuar një ikonë e lotëve dhe dhunës, dhe të riinformohet ajo me kujtimet e mëvetshme? Si mundet që një personazh i fotografisë të shndërrohet sërish në një person, të stërmbushet me emocione, tregime dhe shpresë? Projekti i Alban Mujës arrin 20 vjet pas fundit të konfliktit të fundit Evropian të shekullit 20, I cili shkaktoi zhvendosjen e 90% të poullatës Kosovare. Vepra e tij është hulumtim rigoroz, subtil dhe respektues mbi atë se çfarë është imazhi, çfarë domethënie dhe çfarë efekti ka.Me Family Album, ne kemi marrë vendim të vetëdijshëm për të mos shfaqur imazhet origjinale, e në vend të tyre jemi fokusuar në të tashmen, në zërin e individëve të paraqitur në këto imazhe, si dhe në marëdëniet e tyre me fotogafitë e diskutuara. Vepra thekson ekonominë problematike rreth shpërndarjes dhe qarkullimit të imazheve, si dhe marëdhënien mes dokumetares dhe estetikes. Si i tillë, Family Album kërkon të humanizojë tri fotografitë, duke sugjeruar një hulumtim të ri, si estetik ashtu edhe etik, brenda një traume të thellë kolektive”.